Spasovski pyeti Mickoskin: A do të kërkosh dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski

Spasovski pyeti Mickoskin: A do të kërkosh dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski

Në seancën për pyetje deputetësh u hap tema e shumëpërfolur e destabilizimit të vendit. Ish ministri i Brendshëm dhe deputet aktual i LSDM-së, Oliver Spasovski kërkoi përgjigje nga kryeministri Hristijan Mickoski se çfarë është ndërmarrë në drejtim të asgjësimit të elementëve potencial për destabilizim.

“Juve si kryeministër keni deklaruar se është duke u përgatitur cenim serioz i sigurisë së përgjithshme në vjeshtë nga grupe apo individ të ndryshëm, por deri tani nuk kemi marrë asnjë informacion. Derisa ajo është në hetim, sigurisht që nuk jepen informata dhe e kuptoj por duhet ta dimë nëse po ndërmerret diçka sepse nuk duhet të presim që të ndodhin ato elemente destabilizimi që të reagohet më pas”, deklaroi Oliver Spasovski, Deputet i LSDM-së.

Kryeministri nuk u përgjigj dhe e delegoi ministrin e Brendshëm, Pançe Toshkovski t’i përgjigjet deputetit Spasovski. Toshkovski nuk foli për destabilizimin, por efikasitetin e MPB-së në zbardhjen e vrasjeve dhe grabitjeve në Shkup.

“Vrasje ka pasur dhe do të ketë. Dashtë Zoti të ketë më pak. Vjedhje grabitqare ka pasur dhe do të ketë. Dashtë Zoti të ketë më pak. Çështja është diku tjetër, pra në atë se si MPB-ja vepron në këto raste dhe si lufton me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kjo është cështja”, tha Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm.

Kreu i Qeverisë kërkoi nga Spasovski të di pse nuk ishte kaq i zëshëm sa ishte ministër i Brendshëm, duke i kujtuar edhe veprimet e zëvendësit të tij Nazim Bushi.

“Për cilën administratë po flisni, atë e cila Jovan Vukotiçiq i dha pasaportë. Apo atë të Sedat Pekerit? Apo për atë zëvendësin tuaj i cili qendrore në hotele super luksoze me 5 yje, 6 yje a 100 yje nuk e di sa kishte, nëpër apartamente luksoze në Stamboll ku e incizonte veten. Atëherë keni kërkuar përgjegjësi apo keni heshtur si mace?”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Sapasovski kërkoi përgjigje nga Qeveria edhe për 25 incidentet e armatosura në 4 muajt e fundit dhe përgjigje më konkrete nga kryeministri për 5 incidentet e armatosura gjatë muajit tetor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button