Spasovski: Të gjithë bashkë t’i luftojmë kërcënimet dhe sulmet kibernetike

Spasovski: Të gjithë bashkë t’i luftojmë kërcënimet dhe sulmet kibernetike

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski njoftoi sot se është formuar një ekip i cili do të përbehet nga më shumë institucione dhe i cili do të ketë për detyrë të zbuloj dhe pengoj sulmet dhe kërcënimet kibernetike. Sipas tij rasti me raportimet për bomba në Dellçevë është duke u zbardhur. Ai madje shpreson se ky rast do të zgjidhet sëshpejti.

“U formua një ekip i cili do të përbëhet nga më shumë institucione dhe i cili do të punoj në pengimin e sulmeve kibernetike. Sulmet kibernetike dhe kërcënimet kibernetike praktikisht janë pjesë e veprave më të rënda penale, dhe kjo nënkupton se të gjithë ne duhet të kyçemi në këtë luftë që të pengojmë kërcënimet kibernetike”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button