SPB Shkup zbardh rastin me shtetasin turk që ndërroi jetë në klinikën “Nënë Tereza”
SPB Shkup zbardh rastin me shtetasin turk që ndërroi jetë në klinikën "Nënë Tereza"
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup ka zbardhur rastin e shtetasit turk M.A.O. (61), i cili më 23.09.2025 rreth orës 16:40 është raportuar në SPB Shkup nga Kompleksi i Klinikave “Nëna Terezë” se është sjellë me lëndime të rënda trupore nga një person me automjet privat, i cili pasi e ka lënë të lënduarin, është larguar me automjetin, ndërsa i lënduari ka ndërruar jetë menjëherë pas kësaj.
Njësia për Krime të Dhunshme në SPB Shkup ka ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse, ndërsa automjeti “Honda Civic” dhe H.M., i cili e ka sjellë të lënduarin në spital, janë gjetur.








