SPB-Tetovë zbulon dhe sanksionon automjetet me drita të veçanta

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë ka filluar me kontrollin dhe masat e tjera për zbulimin dhe sanksionimin ligjor të automjeteve, të cilat në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor, kanë instaluar dhe përdorur pajisje për dhënien e sinjaleve të veçanta të dritës dhe zërit, të njohura si “Flesher” të cilët përdoren në mënyrë të paligjshme, përdoruesit e pajisjeve të tilla sanksionohen duke i’u përgatitur parashtresa adekuate, në përputhje me nenet 138, 139 dhe 140 të ligjit në fjalë. Gjoba për personat fizik është 300 euro, kurse për personat juridikë 2000 euro në kundërvlerë me denarë.

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë përkujton se ky lloj pajisjesh mund të përdoret vetëm nga automjetet e shoqëruara nga policia ose policia ushtarake, si dhe automjetet me të drejtë kalimi si ndihma e shpejtë, zjarrfikësit dhe të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button