Zaev: Do të gjejmë zgjidhje për Goce Delçevin

Goce Delçev është revolucionar maqedonas, por është fakt që bullgarët e konsiderojnë si revolucionar bullgar, tha sot kryeministri Zoran Zaev.

“Ne kemi Delçevën, një qytet i emëruar sipas revolucionarit, Bullgarët kanë qytetin Goce Delçev dhe monumentet e tij janë kudo. Së bashku me kryeministrin Bojko Borisov, ne bëmë homazhe në monumentin e Delçevit në Blagoevgrad dhe në varrin e Goce Delçev në Shkup”, tha Zaev dhe shtoi se për këto çështje do gjendet zgjidhje.

Çështja e Goce Delçevit, së bashku me çështjen e gjuhës maqedonase, janë pjesë e memorandumit të Bullgarisë drejt BE-së, në të cilën Sofja zyrtare kërkon që ajo të hyjë në kornizën negociuese të BE-së me Maqedoninë e Veriut, përndryshe Bullgaria mund të vendos veto në anëtarësimin e RMV-së në BE.

Çështja e Goce Delçevit, siç u njoftua sot nga Zaev, do të diskutohet në takimin me kreun e ekzekutivit bullgar Borisov, takim ky që prite të mbahet para 10 nëntorit.

LEXO EDHE:

Back to top button