Speca “n’kajmak” janë të përsosur si shtesë apo sallatë, mirëpo shkojnë shkëlqyeshëm edhe vetëm me bukë apo pogaçe
Përbërësit:
– 1 kg speca (220 kcal);
– 500 g djathë të freskët (40% mm – kcal),
– 1,5 l qumësht (930 kcal);
– kripë.
Përgatitja:
Pastroni një kilogram speca pak të imët dhe djegës dhe rezultati do të jetë pikant. Specave u qitet krip brenda dhe pas 10 minutave kulloni nga lëngu të cilën e kanë liruar.
Djathin e freskët shtypeni me pirun dhe sipas nevojës qitni kripë dhe me të mbushni specat, përafërsisht deri në gjysmë dhe radhisni vertikalisht në enën në të cilën do të piqen.
Zihet 1,5 l qumësht me një lugë supe kripë, më mirë është qumështin ta përdorni nga qesja, madje sa më i yndyrshëm aq më mirë. Qumështi i nxehtë u qitet sipër specave dhe të gjitha mbyllen mirë dhe kur dhe kur të ftohen dhe të kalojnë natën, fusni në frigorifer.