VIDEO/ Spektakël në mes SHBA dhe Meksiko-s, tregohen edhe 4 kartona të kuq

" "

Kombëtarja e SHBA është kualifikuar në finalen e “Concacaf Nations League”, pasi mposhti Meksikën me rezultatin 3-0. Një ndeshje tejet interesante u zhvillua në stadiumin “Allegiant” në Paradise.

Katër kartonë të kuq dhe tre gola u shënuan në këtë spektakël të vërtetë. Golat për amerikanët i shënuan: Kristian Pulishiç (2) dhe Rikardo Pepi. Kurse kartonë të kuq morën, lojtarët: Montes (Meksika), Arteaga (Meksika), MeKenie (SHBA) dhe Dest (SHBA).

Gjithashtu edhe nëntë kartonë të verdhë u dhanë në këtë ndeshje tejet të tensionuar. SHBA u kualifikua në finale dhe në këtë kompeticion do të luaj ndaj Kanadës, e cila mposhti Panamanë./Lajmi/

 

LEXO EDHE:

Back to top button