Spektakël: Nganou-Fjuri në kafaz, Majk Tajsoni si refer

Francis Ngannou, ish-kampion bote në peshën e rëndë në artet marciale mikse (MMA) dhe boksieri britanik Tajson Fjuri, kampion bote në peshën e rëndë (VBC) mund të duelojnë mes tyre në kafaz. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ngannou zbulon edhe një sekret tjetër, që kjo sfidë mund të gjykohet nga një legjendë e boksit, Majk Tajson.

“Le të bëjmë një luftë të madhe, të madhe për të zgjedhur “më të keqin” në planet. Le ta bëjmë këtë duel sa më pikant, në një kafaz, duke përdorur doreza prej katër ons, sipas rregullave të boksit të Queensberry. Dhe, le të kemi një arbitër “të keq” si “Iron” Mike Tyson. A ia kam shitur mirë këtë duel botës?”, shkruan Ngannou.

 

Pra, Ngannou rendit kushtet e kësaj sfide. Përveç Fjurit, ai ka bërë “tag” edhe Deontej Uajllder e Entoni Xhoshua. Pra, ai lë të hapur mundësinë për të dueluar edhe me një prej ish-kampionëve të botës në peshën e rëndë. Për këtë arsye, Fjuri e stafi i tij duhet të veprojnë shpejt nëse Uajlderi apo XHoshua nuk marrin mundësinë për një sfidë të tillë me Ngannou.

 

Më herët, Fjuri ka thënë se pret të nënshkruajë një kontratë me boksierin ukrainas Oleksandr Usyk, për të unifikuar titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

“Nëse kontrata nuk nënshkruhet me Usyk për luftën e shekullit në boks, atëherë ne do të bëjmë luftën Ngannou”, tha Fjuri.

Ndërsa Mike Tyson nuk e ka komentuar ofertën për të arbitruar meçin.

LEXO EDHE:

Back to top button