Gjatë vitit 2022, Ferrari arriti rezultate rekord biznesi. Prodhuesi italian dorëzoi një rekord 13,221 makina, duke tejkaluar rezultatin e vitit 2021 me 18.5%, dhe fitimet u rritën me 16%.
Gjithashtu, vlera e aksioneve të Ferrarit u rrit me 7.3 për qind dhe parashikimet e biznesit tregojnë se fitimi (EBITDA) këtë vit do të rritet nga 1.773 miliardë euro (në vitin 2022) në 2.13-2.18 miliardë euro.
Pritjet e tilla bazohen në faktin se dërgesat e Ferrari Purosangue SUV do të fillojnë në tremujorin e dytë të këtij viti, me një çmim fillestar prej 390,000 euro.
Kërkesa për SUV-në e parë të Ferrarit është aq e madhe saqë ata ndaluan marrjen e porosive të reja vitin e kaluar.
“Libri i porosive është i tillë që mbulon të gjithë këtë vit dhe një pjesë të mirë të vitit të ardhshëm”, tha Benedetto Vigna, shefi ekzekutiv i Ferrarit.
Pas rezultateve të tilla, kompania vendosi të shpërblejë të gjithë 5000 punëtorët për punën e tyre të suksesshme dhe t’u paguajë atyre një bonus prej 13.500 euro secilit.
Për shkak të kësaj, punëtorët e Mercedesit rezultuan të ishin “të varfër”, duke pasur parasysh se për vitin e kaluar ata morën një bonus prej “vetëm” 7300 euro .








