Spektakli i garantuar në Milano dhe Napoli

Mbrëmja e sotme në Ligën e Kampionëve sërsht premton spektakël. Në fushën e lojës do të zbresin plot 16 skuadra që do të përballen mes tyre në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.
Supersfida e kësaj mbrëmje do të jetë përballja mes Interit dhe Bajern Munihut. Një duel që pritet të jetë i luftuar deri në fund, teksa emocionet dhe loja e bukur do të mbizotërojnë në “San Siro”, duke nisur që nga ora 21:00.
Një tjetër sfidë që pritet me interes është edhe ajo mes Napolit dhe Liverpullit, e cila do të luhet po ashtu në orën 21:00, ku të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren.