Spinaqi ‘helmues’ në Australi ka shkaktuar halucinacione te njerëzit

Zyrtarët australianë të shëndetësisë thanë se nëntë persona në Sidnei kishin “reaksione toksike”, duke përfshirë halucinacione, nga spinaqi që ishte spërkatur me një “ndotës aksidental”.

Autoritetet në Uellsin e Ri Jugor thanë se katër familje u trajtuan në institucionet shëndetësore pasi kishin ngrënë spinaq dhe kishin nevojë për kujdes mjekësor për “reaksione toksike”. Ndryshe, këto familje spinaqin e kanë blerë në rrjetin e megamarketeve “Costco”.

Autoritetet shëndetësore theksuan se reagimi tek personat e shtruar ka ndodhur për shkak të pranisë së një “substancash kontaminuese aksidentale në produktin ushqimor”, e cila mund të shkaktojë halucinacione, deliri, konfuzion, puls të shpejtë.

Autoritetet treguan se spinaqi i blerë në dyqanet e rrjetit të tregjeve të përmendura “nuk është i sigurt për konsum njerëzor”.

“Pacientët që u shtruan në spital kishin halucinacione të rënda dhe nuk mund të tregonin se çfarë po ndodhte saktësisht me ta. Për fat të mirë nuk pati viktima, por pacientët e helmuar mund të kenë pasoja”, tha Dr Darren Roberts, nga Qendra e Informacionit për Helmet në NSW.

LEXO EDHE:

Back to top button