Spitali i Kumanovës mbetet pa asnjë autoambulancë, pas aksidentit të mbrëmshëm

Spitali i Kumanovës mbetet pa asnjë autoambulancë, pas aksidentit të mbrëmshëm

Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës ka mbetur pa asnjë veturë të Ndihmës së Shpejtë, pasi një nga veturat është përmbysur mbrëmë në një aksident në Shkup, teksa transportonte një pacient nga Kumanova.

Dy automjetet e tjera janë në servis, ndërsa për një tjetër pritet të përfundojë dhe prokurohet procedura e tenderit.

Për shkak të kësaj situate, menaxhmenti i spitalit do të duhet të huazojë autoambulancë nga Emergjenca e Shkupit apo nga ndonjë vend tjetër, sepse për momentin nuk ka të veten.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Shkup. Auto-ambulanca e spitalit të Kumanovës është përplasur me një automjet tjetër në afërsi të kompleksit të klinikave “Nënë Tereza”.

Nga MPB priten detaje gjatë ditës së sotme.

Drejtoresha e spitalit, doktoresha Snezhana Zaharieva, ka thënë për “Sloboden Peçat” se në autoambulancën e cila është përmbysur mbrëmë në Shkup, ka qenë një paciente me probleme kardiologjike, e cila është transferuar në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, i shoqëruar nga dhe një infermiere dhe shoferi. Infermierja është nën vëzhgim për shkak të lëndimit të dorësdëmtime në krah.

LEXO EDHE:

Back to top button