BE bën thirrje për krijimin e kushteve për zgjedhje të qeta në veri të Kosovës

BE bën thirrje për krijimin e kushteve për zgjedhje të qeta në veri të Kosovës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka ripërsëritur zhgënjimin e vendeve anëtare për mos pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 23 prillit.

Megjithatë, Stano ka bërë thirrje që zgjedhjet të zhvillohen në kushte paqësore.

“Është shumë zhgënjyese që Lista Serbe që përfaqëson serbët e Kosovës ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të planifikuara për 23 prill në katër komunat veriore, pavarësisht se zgjedhjet janë shtyrë nga dhjetori në prill dhe afati për kandidaturat është shtyrë gjithashtu. Sigurimi që zgjedhjet të zhvillohen në kushte paqësore është thelbësore dhe BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje”, u shpreh Stano për RTV21.

Stano deklaroi se është bërë pak përparim në kthimin e serbëve të Kosovës në institucione pavarësisht se BE-ja dhe partnerët e saj u angazhuan që të dyja palët të përmbushin detyrimet e tyre bazuar në marrëveshje

“Është e domosdoshme që të kthehemi në një situatë ku serbët e Kosovës marrin pjesë aktive në qeverisjen lokale, policinë dhe gjyqësorin në veri të Kosovës. Ne kemi nevojë që të dyja palët të luajnë rolin e tyre në këtë”, theksoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button