Sri Lanka, elefanti lëndon 13 persona gjatë një ngjarjeje fetare
Sri Lanka, elefanti lëndon 13 persona gjatë një ngjarjeje fetare

Një elefant plagosi 13 persona gjatë një ngjarjeje fetare në jug të Sri Lankës.
Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje gjatë procesionit Ruhunu Kataragama Mahadevala, një ngjarje e madhe fetare dhe kulturore e mbajtur në Kataragama, në provincën Uva.
Të plagosurit janë duke u trajtuar në spitalin lokal dhe nuk ka persona të lënduar rëndë, tha policia.
Tërbimet e elefantëve gjatë festave fetare nuk janë të rralla në vend, kryesisht për shkak të zhurmave të forta të bëra nga të pranishmit.
Autoritetet shpesh u bëjnë thirrje njerëzve që të shmangin zhurmat e larta gjatë procesioneve për të siguruar që elefantët të qëndrojnë të qetë.