Stafi kirurgjik i Spitalit “8 Shtatorit” nuk protestoi!

Stafi i Kirurgjisë në Spitalin shtetëror “8 Shtatori” ndryshoi mëndje. Edhe pse paralajmëroi grevë, këtë të hënë nisi me punë si rëndomë. Kirurgët kërkon rikthimin e tërësishëm të funksionimit të shërbimeve për qytetarët dhe jo vetëm rastet urgjente. Kirurgët e këtij spitali përmes një letre të hapur të premten kërkuan të rikthehet stafi mjekësor për të hapur 6 sallat operacionale të ekzaminimeve, ndërsa Ministria e Shëndetësisë u premtoi një anesteziolog.

“Në bisedën që zhvillova me kreun e repartit të kirurgjisë, Dr. Jasmin Cirivirin më tha se nga Ministria e Shëndetësisë i kanë premtuar që nga e hëna e ardhshme t’ju sjellin një anesteziolog në mënyrë që nga 6 sallat të operacioneve, të paktën të funksionojnë 4 prej tyre”

Nga drejtoria e spitalit “8 Shtatori” nuk folën e as nuk i lejuan mjekët të flasin para kamerave. Megjithatë ankesat e tyre i shprehën pa iu bërë publik identiteti. Stafi i reduktuar që është shpërndarë nëpër repartet infektive dhe kovid qendrat e kryeqytetit, sipas tyre ka zvarritur punën, ku aktualisht funksionojnë vetëm 2 salla operacionale për intervenime urgjente kirurgjike. Ndërkaq, pacientët e thonë hapur se situata me pandeminë ka lënë pas dore të gjitha ekzaminimet për sëmundjet tjera.

“Kovidi duhet të jetë veçmas nga mjekimet ortopedike prandaj nuk duhet të ketë pengesa. Duhet të ketë shumë njerëz që presim me dhimbje të mëdha për të hyrë në operacione.

“Dy-tri jo një vit kam pritur të futem në operacion. Po nga ta di përse jo sot por nesër tani që jemi edhe në situatë të koronës dhe asgjë nuk doli.”

“Sistemi është aq i korruptuar, ashtu që punojnë partnerët në pushtet për vete, shiheni siç i dogjën njerëzit në Tetovë. Nuk i njoh ata, por më dhemb shpirti se edhe unë kam mundur të jem atje.”

“Për sallat e operacioneve nuk e di, por për kontrollet 5 veta presin rend së paku nga 20 minuta, tani nuk e di a është ashtu procedura. Nuk dua ti arsyetoj por gjysma e kuadrit mjekësor janë në karantinë.”

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se në repartin infektiv të “8 shtatorit” po kurohen 100 pacientë me kovid, andaj për t’ju ardhur atyre në ndihmë është angazhuar stafi mjekësor kirurgjikal, duke e reduktuar punën në këtë repart . Gjatë takimit thanë se u gjet një zgjidhje e përkohshme për riorganizim të personelit. Sipas tyre pasojat e mos vaksinimit kanë ngarkuar sistemin shëndetësor dhe si rrjedhojë e pësojnë pacientë me sëmundje tjera.

Adnan Qaili  

LEXO EDHE:

Back to top button