Stambolli humb finalen e Championsit dhe garën në Formula 1

Masat restriktive, të cilët ishin sjellë për shkak të një numri të madh të të prekurve me “Covid 19”, është arsye kryesore për të cilën Turqia, jo vetëm që mbeti pa finalen e Ligës së Kampionëve, por edhe pa garën në Formula 1, që duhej të zhvillohej më 13 qershor në Stamboll.

Gara e Formula 1 në Stamboll, është vendosur në mënyrë plotësuese në kalendarin e garave, në vend të garës së Kanadasë dhe tani drejtuesit e Formula 1, duhet të kërkojnë obcionin e tretë.

Kjo do të thotë se kjo garë nuk do të zhvillohet, ndërsa si shtesë do të jetë gara e dytë në Austri më 27 qershor në pistën “Red Bull Rings” ndërsa Gara për Çmimin e Madh të Francës, është zhvendosur për një javë dhe do të zhvillohet më 18 qershor.

LEXO EDHE:

Back to top button