MPB-ja çon në pension Llaze Velkovskin nga Sektori kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

Ministria e Brendshme, pa përgjigje konkrete, pse Llaze Velkovski -kryeshef i Sektorit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është pensionuar? Megjithëse Vellkovski ka kërkuar që ministri Oliver Spasovski t’ia vazhdojë kohëzgjatjen e punës për pesë vjet të tjera në përputhje me Ligjin për Punë të Brendshme, vendimi i Ministrisë është që ai të pensionohet. Ministria e Brendshme nuk u përgjigj pse nuk e kanë marrë parasysh deklaratën e Vellkovskit se ai dëshiron të vazhdojë me punë. Në vend të kësaj, policia edhe sot për mediat e dërgoi të njëjtën përgjigje, të cilën e dha edhe dje.

- Advertisements -

MPB

“Llaze Velkovski nuk është shkarkuar, por e ka përmbushur kushtin për pension – 40 vjet stazh, me çka marrëdhënia e punë i ndërpritet në përputhje me Ligjin e Punëve të Brendshme.”

 Në vendin e Vellkovskit me vendim të përkohshëm është emëruar Veton Kranlievski, këshilltar shtetëror në kabinetin e ministrit dhe i punësuar prej kohësh në Ministrinë e Brendshme. Alsat pyeti Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku Vellkovski ishte hetues, a kanë kërkuar që ai të mos dalë në pension? Shefja e kësaj prokurorie na u përgjigj shkurtimisht:

“Nuk kam kontaktuar me ministrin Oliver Spasovski. Kjo është puna e Ministrisë së Brendshme. Unë nuk mund të ndërhyj- tha Vilma Riskovska, Prokuroria kundër Krimit të Organizuar.

 Sipas portalit sdk.mk, Vellkovski kohët e fundit ka punuar në hetimin kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të qeverisë Dragi Rashkovski, pastaj çështjen me pasaportat e rreme, hetimin që i informoi bosët e drogës të ikin gjatë aksionit të fundit të Ministrisë së Brendshme dhe ndoshta hetime aktuale kundër strukturave të larta udhëheqëse.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button