Stano: Zgjedhjet në Turqi të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse

Stano: Zgjedhjet në Turqi të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse

Përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Peter Stano ka theksuar se për BE është e rëndësishme që zgjedhjet e 14 majit në Turqi të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Stano ka nënvizuar nevojën që procesi të zhvillohet në bazë të standardeve demokratike dhe që të gjitha palët të respektojnë sundimin e ligjit dhe vullnetin e qytetarëve të Turqisë.

Gjithashtu Stano vuri në dukje se “Turqia është një partner i rëndësishëm për BE-në në shumë aspekte dhe ne po i ndjekim me shumë vëmendje zgjedhjet e ardhshme“, ku theksoi nevojën që procesi të zhvillohet në bazë të standardeve demokratike dhe të respektojnë të gjitha palët, sundimi i ligjit dhe vullneti i qytetarëve të Turqisë.

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i Komisionit tha se “është gjithashtu e rëndësishme që të ketë garanci për pluralizmin e mediave dhe siguri për trajtim të drejtë të të gjitha partive politike.

LEXO EDHE:

Back to top button