Stefkovski konfirmon: Asnjë projekt për shkollën e Idirizovës
Kreu i Gazi Babës, Boban Stefkovski ka përsëritur se në institucionin që ai drejton nuk ka gjetur asnjë projekt që ka të bëjë me ndërtimin e shkollës fillore në Idirizovë, shkruan Alsat.
Sipas Stefkovskit, projekti i prezantuar para banorëve të Idirizovës nga ish kreu i kësaj komune, Boris Georgievski ishte projekt i një shkolle tashmë të ndërtuar në këtë komune e që nuk përshtatet me numrin e nxënësve në Idirizovë. Stefkovski paralajmëroi bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit për zgjidhjen e këtij problemi.
https://youtu.be/pTtcRTSGoe4
“Në komunë nuk ka asnjë projekt për ndërtimin e shkollës në Idrizovë pavarësisht se banorëve të asaj pjese u është prezantuar një projekt kinse është projekt i shkollës që do të ndërtohet në Idrizovë. Megjithatë, ai projekt ka qenë i shkollës “Vera Jociq” dhe banorët tashmë e kanë kuptuar këtë informacion dhe e dinë që janë të manipuluar. Në takim me banorët kemi rënë dakord që këtu të ndërtohet shkollë por ajo të jetë për të gjithë banorët e asaj pjese dhe jo të bëjmë ndarje, shkollë vetëm për shqiptarët ose maqedonasit”, deklaroi Boban Stefkovski, kryetar I Komunës Gazi Babë./Alsat.mk








