Stefoska: Jemi të hapur për avancimin e bashkëpunimit kulturor me të gjithë fqinjët

Jemi të hapur për dialog dhe avancim të bashkëpunimit kulturor me të gjithë fqinjët. Njëri prej prioriteteve në punën time është të thelloj këtë bashkëpunim. Aq më tepër kur të gjithë ne në Ballkan, si pasardhës të perandorive të mëdha, ndajmë trashëgimi të përbashkët kulturore që është bazë e përbashkët për dialog të ndërsjellë dhe respekt reciprok. Këtë në intervistën për MIA e deklaroi ministrja e Kulturës, Irena Stefoska duke iu referuar fqinjësisë së mirë dhe sa ndikon ajo në trashëgiminë kulturore.

Stefoska bëri të ditur se në të ardhmen do të iniciojë takime të shpeshta në nivel ministror me të gjitha vendet fqinje në drejtim të ndërtimit të politikave të përbashkëta kulturore si investim për të ardhmen.

LEXO EDHE:

Back to top button