fbpx

Steinmeier: Një memorial zyrtar për viktimat e COVID-19

epa08357184 A handout photo made available by the German Government Press Office shows German President Frank-Walter Steinmeier as he records a television speech for Easter during the Coronavirus pandemic at the Bellevue palace in Berlin, Germany, 11 April 2020. EPA-EFE/JESCO DENZEL / GERMAN GOVERNMENT PRESS OFFICE / HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES


Gjermania duhet të marrë në konsideratë një memorial zyrtar për ata që kanë vdekur për shkak të koronavirusit, sepse shumë prej viktimave të sëmundjes kanë vdekur pa pasur të dashurit pranë tyre, deklaroi sot presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

“Një vdekje nga koronavirusi është një vdekje e vetmuar”, i tha ai grupit mediatik ”Redaktionsnetzwerk Deutschland”.

“Ne duhet t’i ndihmojmë njerëzit në pikëllimin e tyre dhe të mendojmë se si ta shprehim keqardhjen tonë”, theksoi ai.

Për shkak të frikës për përhapjen e sëmundjes, shumë prej të infektuarve janë të izoluar dhe trajtohen vetëm nga punonjësit e kujdesit shëndetësorë. Masat paraprake nënkuptojnë që ata që vdesin shpesh nuk kanë rastin e fundit për të parë familjen e tyre.

Megjithëse Gjermania e ka përballuar pandeminë më mirë se shumë vende të tjera për sa i përket nivelit të vdekjeve, ajo ka parë që numri i infeksioneve të reja po shënon rritje në muajin e fundit.

Steinmeier tha se ai nuk e dinte kur ose nëse do të zhvillohej ndonjë ceremoni e tillë dhe tha se ai kishte nevojë të fliste me organe të tjera qeveritare para se të vendosej për ndonjë plan konkret.

“Kemi 9 300 të vdekur. Kjo është tre herë më shumë se numri vjetor i vdekjeve tona nga aksidentet e trafikut brenda gjashtë muajve. Ne nuk duhet ta anashkalojmë këtë”, tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button