“Stemford Brixh”, një tifoz bie nga tribuna gjatë festës së golit

Një incident i rëndë është regjistruar në “Stemford Brixh” gjatë ndeshjes së 1/8-tave të FA Kupës, mes Çellsit dhe Lids Junajtedit, të fituar nga “Blutë e Londrës” me rezultatin 3-2.
Një prej tifozëve miq ra nga tribuna e katit të dytë pasi skuadra e Lids shënoi golin e parë të ndeshjes. Ambulanca ndërhyri menjëherë duke e dërguar tifozin me urgjencë në spital teksa pritet të ketë më shumë të reja në orët në vijim për gjendjen shëndetësore.
Rreth kësaj ngjarje reaguan të dyja klubet me Çellsin që shprehu të gjithë gatishmërinë për bashkëpunimin me autoritetet për të zbuluar më shumë rreth incidentit dhe rrethanava që ndikuan në rrëzimin nga lartësia të tifozit.