Stoltenberg: NATO-ja e gatshme të mbroj çdo anëtare të saj

Stoltenberg: NATO-ja e gatshme të mbroj çdo anëtare të saj

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Rusia nuk duhet të ketë asnjë dyshim rreth gatishmërisë së aleancës për të mbrojtur secilin shtet anëtar të saj. Këtë deklaratë shefi i NATO-s e bëri në prag të nisjes së takimit të ministrave të Mbrojtjes së shteteve të NATO-s. Stoltenberg u pyet nga gazetarët rreth gatishmërisë së NATO-s, pas deklaratave të bëra nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i cili tha se shteti i tij nuk do t’i mbronte aleatët nëse përmbushin obligimet financiare ndaj NATO-s. Shefi i NATO-s përmendi shifrat e fundit lidhur me investimet e aleatëve në fushën e mbrojtjes, që sipas tij, dëshmon se ka përparim drejt përmbushjes së obligimit që nga buxhetet nacionale të ndahen së paku 2 për qind e Bruto Prodhimit Vendor.

“NATO për 75 vjet ka parandaluar çdo sulm ndaj cilitdo vend anëtar. Kjo për shkak se të gjithë e kanë ditur se NATO do ta mbrojë secilin vend anëtar. Baza e NATO-s është parimi se sulmi ndaj një vendi anëtar është sulm ndaj të gjithëve. Secili sugjerim se nuk do ta mbrojmë njëri-tjetrin rrit rrezikun. Duhet edhe me vepra, por edhe me fjalë të bëjmë të qartë se mbetemi të gatshëm të mbrojmë secilin anëtar. Prandaj edhe nuk shohim ndonjë rrezik të menjëhershëm për sulme ndaj ndonjë vend anëtar të NATO-s sepse të tjerët e dinë se cila do të ishte përgjigja e NATO-s”, deklaroi Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button