Stoltenberg: Një mbrojtje e thjeshtë evropiane rrezik për NATO-n
Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, një organizatë e thjeshtë evropiane e mbrojtjes reciproke rrezikon të ndajë dhe dobësojë Aleancën Atlantike.
Gjatë bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagon, Stoltenberg iu referua mbështetjes së Parisit për një grup mbrojtës autonom evropian nga NATO, pas krijimit të AUKUS-it, aleancës për Indo-Paqësorin, midis Australisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA.
Stoltenberg theksoi se ”mbrojtja e Evropës shkon përtej kufijve të saj”.
“Bëhet fjalë për gjeografinë. Turqia në jug, Norvegjia, Islanda në veri dhe perëndim, SHBA, Kanadaja dhe Britania e Madhe janë të rëndësishme për mbrojtjen e të gjithë Evropës. Çdo përpjekje për të dobësuar lidhjen transatlantike duke krijuar struktura alternative, duke përcjellë idenë se ne mund ta bëjmë atë vetëm, jo vetëm që do të dobësojë NATO-n, por do të ndajë Evropën”, përfundoi ai.








