Stoltenberg: Nuk kemi prova se Rusia po planifikon një sulm ndaj NATO-s

Stoltenberg: Nuk kemi prova se Rusia po planifikon një sulm ndaj NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se raketa që kishte rënë në Poloni i përkiste Ukrainës dhe theksoi se Aleanca nuk ka indikacione se Rusia synon të sulmojë NATO-n.

“Hetimi për shpërthimin në Poloni është në vazhdim. Nuk ka asnjë tregues se ky ishte rezultat i një sulmi të qëllimshëm dhe nuk ka asnjë tregues se Rusia po planifikon një sulm ndaj NATO-s ”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

“Nuk është faji i Ukrainës, Rusia duhet të ndalojë luftën,” përfundoi Stoltenberg.

LEXO EDHE:

Back to top button