Struga e mbushur me turistë për fundjavën e zgjatur

Struga e mbushur me turistë për fundjavën e zgjatur

Gazetar: Miki Trajkovski

Fundjava e zgjatur ka mbushur kapacitetet e akomodimit në Strugë. Pronarët e hoteleve dhe kafeneve shpresojnë që frekuentimi këto ditë të jetë shenjë e mirë për sezon turistik të shkëlqyer dhe presin verë të begatë. Më të shumtë janë turistët nga vendet fqinje.

“Kemi paralajmërime edhe për grupe nga Greqia, edhe për grupe nga Turqia. Në përgjithësi, fundjavë e mirë. Për këtë fundjavë hoteli do të jetë plotësisht i mbushur. Patëm rënie në sezon, në maj u kthyem në nivelin e vitit 2024, dhe shpresojmë që sezoni të vazhdojë me të njëjtin ritëm”, tha Ana Jançeva – menaxhere hoteli.

Struganët mendojnë se qyteti duhet të fitojë edhe më shumë afirmim si qendër turistike.

Motin e ngrohtë dhe temperaturat e larta një pjesë e turistëve i shfrytëzuan edhe për të notuar në Liqenin e Ohrit dhe në lumin Drini i Zi./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button