Struga sfidon Svift Hesperanxhin në stadiumin në Shkup më 10 gusht

Struga Trim Lum ditë më parë në Podgoricë të Malit të Zi, shkroi historinë duke u kualifikuar në turi e e tretë të Ligës së Konferencës. Është kjo hera e dytë që skuadra strugane merr pjesë në këtë kompeticion, e ku për herë të parë arritën të kalojnë një raund të garave evropiane. Mirëpo tani skuadra strugane, në vend të stadiumin “Biljanini Izvori” do të duhet të zhvillojë përballjet e radhës në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, e cila plotëson kushtet e këtij niveli të garimit në Ligën e Konferencës.

“Kundërshtarë i yni i rradhës në Europë, do të jetë ekipi i Svift Hesperanxh nga Luksemburgu, skuadër kjo që eliminoi përfaqësuesin e Uellsit, FC The Nju Seints.

Ndeshjen e parë ndaj Hesperanxh do ta zhvillojmë si vendas më 10 gusht, dhe e njëjta do të zhvillohet në “Todor Proeski” në Shkup, kjo pasi vetëm ky impiant plotëson kushtet për këtë rang garash,” thuhet në njoftimin e FC Struga Trim Lum.

LEXO EDHE:

Back to top button