Struga Trim Lum, nis përgatitjet me vetëm një ndryshim

Ka përfunduar pushimi dimëror për futbollistët dhe kampionët e sezonit vjeshtor, Struga Trim Lum. Skuadra e udhëhequr nga trajneri Srgjan Zaharievski bëri grumbullimin e parë për vitin 2023, ndërsa udhëheqësia e klubit para futbollistëve prezantoi edhe planprogramin e fazës përgatitore, që do të zhvillohet në dy faza.

Deri me 23 janar ekipi futbollistët e Struga Trim Lum do të përgatiten në Strugë, ndërsa fazën e dytë dhe atë kryesore do ta zhvillojnë në Antalia të Turqisë, aty ku ekipi “bardhekuq” do të qëndrojë nga data 24 janar deri me 5 shkurt.

Në tokën turke përveç përgatitjeve të zakonshme, ku do ti jepet shumë rëndësi punës fizike dhe tekniko taktike, ekipi strugan do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore, ndërsa një të tillë do ta zhvillojnë dy ditë para nisjes për në Turqi, kur në Ohër do të përballen me Ohrid Lihnidos. /InfOSport/

LEXO EDHE:

Back to top button