Struga Trim Lum prezantoi përforcimin nga Dinamo e Tiranës

Skuadra e Struga Trim Lum sot kompletoi transferimin e Enis Gavazajt, futbollistit të lindur në Prizren, por edhe ish-reprezentues i të rinjve të Shqipërisë.

Ai luan në krahun e majtë, dhe ka shumë eksperiencë, duke qenë se ka kaluar nëpër shumë klube europiane dhe shqiptare.

 

Gavazaj filloi në ekipin e të rinjve të Prishtinës, pastaj vazhdoi në Gent të Belgjikës, prej andej luajti për Rosellaren, pastaj vazhdoi te Skenderbeu në Shqipëri, para se të kalojë në Jenisei në Rusi. Gavazaj vazhdoi te Dinamo Minsk të Bjellorusis, pastaj në Kukës të Shqipërisë, më pas te Prishtina e Kosovës dhe së fundit, kaloi një sezon te Dinamo e Tiranës.

LEXO EDHE:

Back to top button