Struga Trim Lum vazhdon bashkëpunimin me Radeskin dhe Radiqin

Kampioni aktual i Maqedonisë, Struga Trim Lum është e vendosur të mbajë në radhët e saj futbollistët më të mirë. Dëshmi për këtë është nënshkrimi i kontratave të reja me Marjan Radeski dhe Sava Radiq, të cilët konsiderohen si një nga shtyllat kryesore të ekipit në këtë sezon.

Radeski është reprezentues I Maqedonisë dhe ai shënoi disa gola të rëndësishëm në Kupat e Evropës këtë verë dhe vazhdoi me ritmin e njëjtë edhe në Ligën e Parë, ku tashmë shënoi pesë gola për Struga Trim Lumin.

Ndërkohë Sava Radiq erdhi te Struga Trim Lum nga radhët e Akademia Pandevit në muajin janar të vitit 2022. Ishte mjaft i suksesshëm si qendërmbrojtës dhe futbollisti serb ishte një nga prioritetet e drejtuesve të klubit strugan, një dëshirë që u bë realite, me kënaqësi reciproke.

LEXO EDHE:

Back to top button