Struganët sulmohen nga qentë endacakë

Struganët paralajmërojnë padi në komunë

Gazetar: Miki Trajkovski

Struganët ankohen se këto ditë gjithnjë e më shpesh, janë sulmuar nga qentë endacakë. Sulmohen edhe fëmijët e mitur, prindërit e të cilëve tashmë paralajmërojnë padi kundër komunës. Qytetarët dëshmojnë se kanë parë qen duke u shkarkuar nga furgona, me targa të Kumanovës.

“Po shkoja në stërvitje dhe dëgjova lehje. Kur u ktheva, kishin ardhur tek unë, u përpoqa t’i ikja, por ndjeva dhimbje të madhe. Ata ishin tashmë sipër meje. Jam kafshuar në dy vende, por me njërën këmbë arrita t’i përzë. Fatmirësisht babai im ishte aty, erdhi dhe i largoi”, tha Gjeorgjina Jankoska.

13-vjeçarja Georgina Jankoska, është sulmuar së fundmi nga qentë endacak nëpër rrugët e Strugës, e cila thotë se babai i saj do të ngrejë padi kundër komunës.

“Ajo filloi me zë të lartë, babi, babi. Në momentin që po dilja, tre qen ishin mbi të. Po nuk kisha qenë afër, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur. Pastaj shkuam në spital, e fashuan dhe i rekomanduan vaksinim, dhe tani çdo të tretën ditë shkojmë në Ohër për vaksinim, sepse në Strugë nuk ka vaksina. Kam në plan të ngre padi kundër komunës së Strugës”, tha Dejan Jankoski-babai i Gjeorgjinas.

Në rrjetet sociale qarkullojnë informacione nga qytetarë që kanë parë qen duke u shkarkuar me kamionë dhe furgona, me targa të Kumanovës.

“Fatmirësisht djali ka kaluar me një kafshim shumë të vogël. Shihet ende. Vazhdimisht vijnë me makina, nga vende të tjera shkojnë dhe i shkarkojnë ose në Strugë ose nëpër fshatra. Disa herë i kam gjetur personalisht duke shkarkuar qen, nga një furgon i vogël. Në fushën e hendbollit, te parku i ri, nuk ka ditë pa të paktën 15 qen”, deklaroi Nikola Kutanoski-qytetar i Strugës.

Prindërit e fëmijëve që stërviten në palestrën e shkollës “Niko Nestor”, thonë se kanë marrë një mesazh që i lajmërojnë ti dërgojnë dhe marrin fëmijët pas stërvitjes, për shkak të numrit të madh të qenve endacakë në oborr që i kanë sulmuar.

Nga reparti kirurgjik në spitalin e Strugës, thonë se vetëm në muajin qershor ka pasur 10 intervenime nga sulmet e qenve, kurse nga fillimi i vitit 40. Në komunën e Strugës pyetëm se si planifikohet të zgjidhet ky plan, por nuk morëm përgjigje.
.

LEXO EDHE:

Back to top button