Strugë, ASH dhe VMRO me akuza për Merkon

Strugë, ASH dhe VMRO me akuza për Merkon

Gazetar: Miki Trajkovski

Njerëzit e afërt të kreut të Strugës Merko po uzurpojnë pjesën më tërheqëse të Strugës pa kritere të duhura dhe jashtë kornizës ligjore, akuzon Aleanca për Shqiptarët. Ata thonë se nuk ka aktivitete dhe procedura në drejtim të përgatitjes dhe miratimit të Planit të Përgjithshëm Urbanistik, i cili ishte i vlefshëm deri në vitin 2017. Asgjë nuk po ndodh as me miratimin e planeve të përgjithshme urbanistike, për vendbanimin turistik Elen Kamen, dhe për fshatrat Kalishtë, Belicë e Epërme dhe e Poshtme, Vranishtë, Bixhevë, Novosellë, Tateshi Poshtëm.

Sipas Aleancës, abuzimi me hapësirat publike në qytet vazhdon pa një vendim të duhur për parkingjet gjatë periudhës së verës, dhe në disa raste nuk jepen kuponë fiskalë për paratë e marra. Nasufi thotë se në Strugë vazhdojnë procedurat e montuara te tenderëve.

Akuza për gjendjen në Strugë vijnë edhe nga VMRO DPMNE. Sipas tyre, çdo copë tokë shtetërore është uzurpuar.

“Struga aktualisht drejtohet nga një mafia urbane. Janë uzurpuar edhe shtigjet nga plazhet… Në Strugë krimi më i përhapur është ndërtimi pa leje. Inspektorët e ndërtimit kanë marrë mijëra vendime për shembje, heqje objektesh pa leje, por nuk zbatohen…”, tha Alen Dereban- VMRO-DPMNE- Strugë.

Për këto akuza të Aleancës dhe VMRO-së, kërkuam qëndrim nga Komuna, por thanë se s’kanë përgjigje./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button