Strumicë, shtetasi bullgar arrestohet për kontrabandë të 2.000 kutive me cigare


Gjatë ditës së djeshme, përgjatë kontrollit të automjetit motorik të një shtetasi bullgar, në afërsi të fshatit Sushica policia zbuloi dhe konfiskoi 2.000 kuti me cigare.

Shtetasi bullgar G.S.K. (45) dje rreth orës 20:00 është arrestuar në stacionin policor Strumicë, për shkak të dyshimit për vepër të bërë penale “kontrabandë” sipas nenit 278 nga Kodi penal.

“Në rrugën magjistrale në afërsi të fshatit Sushicë, rajoni i Strumicës, nëpunësit policorë nga SPB Strumicë kanë kryer kontroll në automjetin transportues ‘volvo’, të cilin e drejtonte G.S.K. me ç’rast gjetën dhe konfiskuan 2.000 kuti me cigare. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, informuan nga MPB-ja.

LEXO EDHE:

Back to top button