Studentët ankohen për programet studimore, kërkojnë cilësi më të lartë

Studentët ankohen për programet studimore, kërkojnë cilësi më të lartë

Studentët kërkojnë cilësi më të mirë në arsimin e lartë ndërsa me ndryshimet e reja në Ligjin për arsimin e lartë është planifikuar punë fleksibël për studentët, gjë që deri më tani nuk është rregulluar në Maqedoninë e Veriut. Kryetari i Parlamentit studentor, Aleksandar Nikollovski tha se arsimi i lartë falas duhet të bëhet për studentët më të mirë me qëllim që studentët e tillë mos të largohen jashtë vendit për studime të mëtejme. Në ditën ndërkombëtare të studentëve, studentët thanë se të rinjtë po largohen jo vetëm për shkak të pagave të ulëta por për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit në shoqëri.

“Për ne si student më e rëndësishme është cilësia e arsimit të lartë, zvogëlimi I programeve studimore, ndryshime në konceptin e programeve studimore sepse ballafaqohemi me mungesë të aftësive praktike, ballafaqohem me numër të madh të universiteteve. Çdo vit, universitetet tona shënojnë rënie në listat ranguese. Vlerësojmë se duhet të bëhet arsimi i lartë falas për studentët më të mirë, siç është praktikë në vendet e rajonit, me qëllim ti mbajmë studentët këtu dhe mos të shkojnë për studime jashtë vendit”, deklaroi Aleksandar Nikollovski, kryetar I Parlamentit studentor.

“Hulumtimet që ka kryer sektori joqeveritar tregojnë se të rinjtë largohen jo vetëm për shkak të pagave të ulëta që kanë të rinjtë por për shkak të mungesës së mundësive për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit të lartë në shoqëri. Ne besojmë se një zgjidhje shumë-sektoriale që duhet të funksionojë nga çdo aspekt për të reduktuar arsyet që shtyjnë të rinjtë të largohen nga vendi”, u shpreh Risto Savevski, Forumi Rinor Arsimor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button