Protesta do të mbahen sonte në disa qytete të Serbisë, njoftuan studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike. Protesta në Beograd do të fillojë në orën 20:00 përpara Stacionit të Policisë “29 Nëntori”, raporton media nga Beogradi.
Në qytete të tjera, studentët paralajmëruan fillimin e protestave në orare të ndryshme: në Loznicë, Çaçak dhe Kragujevc në orën 19:00, në Shabac, Valjevë, Sremska Mitrovicë dhe Zrenjanin në orën 19:30 dhe në Arandjelovac dhe Smederevë në 20:00.
“Nuk e falim Novi Sadin. Do t’ju shohim në aksionin e korit, të gjithë së bashku”, njoftuan studentët nëpërmjet llogarisë së tyre në Instagram.








