Studimi, Reali për çdo gol paguan 7.8 mln euro!

Sipas një studimi të kryer nga faqja e internetit “Salarios de Grandes Futbolistas”, Eden Hazard është futbollisti më pak fitimprurës në La Liga, në lidhje me pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë në golat dhe asistet e skuadrës së tij, në raport me pagën që merr.

Secili prej asisteve dhe golave të shënuara, i kushton Real Madridit plot 7.812.506 euro. Sipas portalit të cituar më sipër, Hazard merr një pagë prej 600. 000 euro në javë, kështu që, nëse i duhen 269 minuta për një gol ose asist, atehërë shfaqet kjo shumë prej 7.812.506 euro.

Ndërkohë futbollisti më fitimprurës për ekipin e tij është portieri spanjoll Diego López, i cili i kushton skuadrës 38.333 euro për çdo pritje. Jan Oblak ka paraqitje spektakolare jo vetëm në fushë, por edhe në aspektin financiar, duke i kushtuar Atlético Madridit 150. 000 euro sa herë që kryen një pritje.

LEXO EDHE:

Back to top button