Studimi: Në vendet e udhëhequra nga gratë u regjistruan më pak vdekje nga Covid
Studimi: Në vendet e udhëhequra nga gratë u regjistruan më pak vdekje nga Covid

Vendet e udhëhequra nga gratë kanë regjistruar 39.9% më pak vdekje nga Covid sesa kombet e drejtuara nga burrat. Kjo mbështetet nga një studim nga Universiteti i Queensland në Australi, i cili vlerësoi shkallën në të cilën karakteristikat e ndryshme të vendeve që i paraprinë pandemisë, ndikuan në infeksionet dhe vdekjet në vitin e parë të CoViD-19, midis janarit dhe dhjetorit 2020. Hulumtimi është publikuar në Scientific Reports.
Shkencëtarët australianë analizuan përgjigjen ndaj pandemisë në 91 vende. Ndërsa shumë kombe kanë marrë qasje të ngjashme për të frenuar përhapjen e virusit, ka pasur dallime të mëdha në numrin e rasteve dhe vdekjeve, madje edhe në vende që janë të ngjashme në kushtet socio-ekonomike dhe historinë politike, si Australia dhe Zelanda e Re.
“Edhe pse popullsia australiane është pesë herë më e madhe se ajo e Zelandës së Re, Australia kishte raportuar rreth 13 herë më shumë infeksione dhe 36 herë më shumë vdekje që nga 31 dhjetori 2020”, shpjegon Kelvin Tan, autor i studimit.
Një nga faktorët që lidhet me një ndikim më pak të rëndë të COVID-it ka qenë prania e grave në krye të politikës. Ndoshta, spekulojnë studiuesit, sepse “udhëheqëset femra priren të veprojnë me shpejtësi dhe vendosmëri dhe janë më të përballura ndaj rrezikut kur bëhet fjalë për humbjen e jetës, një faktor thelbësor në parandalimin dhe rezultatin përfundimtar të pandemisë”.
Elemente të tjera që duket se kanë zbutur pasojat e Covid-it, të shoqëruar me më pak vdekje, ishte edhe niveli i kulturës dhe besimi në shkencë i popullsisë së vendeve të veçanta, krahas heterogjenitetit të tyre fetar.
Një aspekt interesant ka të bëjë me progresin teknologjik. Në vendet më të avancuara teknologjikisht ka pasur më pak vdekje, por më shumë infeksione të raportuara. Nga njëra anë, një teknologji më e mirë nënkupton mundësinë e gjurmimit digjital të kontakteve dhe lehtësi më të madhe në identifikimin e rasteve. Nga ana tjetër, duke ndërhyrë më shpejt, reduktohen vdekjet.