“Subvencionet për naftën, seriozisht do t’i ndihmonin biznesit”

“Subvencionet për naftën, seriozisht do t’i ndihmonin biznesit”

Sektori i biznesit do të ishte i kënaqur në rast se Qeveria do të miratonte vendim për subvencionimin e naftës. Kështu u shpreh në emisionin e sontëm “360 Gradë”,  përfaqësuesi i biznes sektorit, Rumen Smillevski, duke shtuar se kjo do të ishte një ndihmë e madhe për biznesmenët, shkruan Alsat.

“Unë jam për masa që i kanë më shumë subjekte. Një nga më të rëndësishmet që përfshinë të gjitha bizneset, është ulja e çmimit të naftës. Ne kemi seriozisht çmim më të ulët nga të gjitha shtetet e rajonit, por në rast se dëshiron shteti që të ndihmoj, mendoj se subvencionimi i naftës do të ishte goditje e qëlluar”, deklaroi Rumen Smillevski, biznesmen. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button