Suedia dhe Luksemburgu, vendet e radhës që pezullojnë vaksinën AstraZeneca

Suedia dhe Luksemburgu janë bashkuar listës në rritje të vendeve që pezullojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca Covid-19 për shkak të shqetësimeve në lidhje me efektet anësore të mundshme të kësaj vaksine.

“Ministria Suedeze e Shëndetësisë ka vendosur të ndërpresë vaksinat AstraZeneca ndërsa ilaçi po hetohet nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe ekuivalenti i saj Suedez” konfirmoi një zyrtar për shtypin në ministri.

Të martën, Luksemburgu njoftoi gjithashtu se ka vendosur të “pezullojë përkohësisht” vaksinimin me vaksinën AstraZeneca.

“Kjo është një masë paraprake, në pritje të rezultatit të testeve nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) në një numër problemesh të gjakut që kanë ndodhur tek njerëzit e vaksinuar me vaksinën AstraZeneca,” tha qeveria e Luksemburgut në një deklaratë.

“Vaksinat me vaksinën AstraZeneca Covid-19 do të pezullohen në Luksemburg derisa të përfundojë vlerësimi i komitetit të sigurisë së EMA (PRAC). Vendimi i sotëm ka të bëjë me vaksinat fillestare dhe ato vijuese. Vlerësimi i EMA pritet më vonë gjatë kësaj jave,” thuhet në deklaratë.

Udhëzimet e mëparshme nga EMA kanë thënë se përfitimet e vaksinës tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm dhe numri i njerëzve që zhvillojnë mpiksjen e gjakut pas vaksinimit nuk duket i lartë.

Këtu janë vendet evropiane që kanë pezulluar vaksinën AstraZeneca si një masë paraprake:

Danimarka

Norvegjia

Islanda

Bullgaria

Irlanda

Holandë

Gjermania

Italia

Franca

Spanja

Portugalia

Suedi

Luksemburgu

 

LEXO EDHE:

Back to top button