Ibrahimoviç në listën paraprake të Suedisë, do të jetë kundër Kosovës

Kosova do të ketë përballë Zlatan Ibrahimovic kur të ndeshet ndaj Suedisë, më 28 mars, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se sulmuesi i Milanit është përfshirë në listën paraprake të trajnerit Jan Andersson për sfidat e fundit të muajit.

Hera e fundit kur suedezi veshi fanellën e përfaqësueses nordike ishte më 22 qershor 2016, gjatë Europianit “Francë 2016”.

Ibrahimovic synon të marrë pjesë për herë të pestë në karrierë në finalet e Europianit, me Suedinë që është në të njëjtin grup me Spanjën, Poloninë dhe Sllovakinë.

LEXO EDHE:

Back to top button