Suedia njofton 7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Kievin për tre vjet

Suedia njofton 7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Kievin për tre vjet

Qeveria suedeze do t’i ofrojë Ukrainës mbështetje ushtarake me vlerë 2.3 miliardë dollarë në vit (7 miliardë dollarë në total) sipas një kuadri të ri mbështetjeje trevjeçare të shpallur sot. Këtë e tha qeveria suedeze në një deklaratë të cituar nga Ukrinform.

Në deklaratë thuhet se ndihma ushtarake në periudhën 2024-2026 mund të marrë formën e donacioneve të pajisjeve, si dhe kontributeve financiare dhe mbështetjes për prokurimin e materialeve mbrojtëse.

“Suedia do të mbështesë luftën e Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, thuhet në deklaratë.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022, Suedia i ka ofruar Kievit mbështetje ushtarake dhe humanitare në vlerë prej më shumë se 3 miliardë dollarësh.

LEXO EDHE:

Back to top button