Suedia publikon listën me futbollistët për sfidën me Kosovën

Kombëtarja e Suedisë ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e muajit tetor. Suedezët do t’i luajnë dy sfida, ndaj Zvicrës fillimisht me 10 tetor dhe pastaj presin Kosovën tre ditë më vonë.

Pas dy ndeshjeve të para suedezët kanë marrë vetëm një pikë dhe janë në presion të pikëve. Kësisoj trajneri Jon Dal Tomason kërkon dy fitore dhe tanimë ka publikuar listën me futbollistët e ftuar.

Në listë janë yjet e mëdha si Aleksander Isak, Viktor Gyokeres apo Antoni Elanga që luajnë në Premier Ligën. Përkundër që priste ftesë, mungon mesfushori kosovar Besfort Zeneli.

LEXO EDHE:

Back to top button