Sugjerim dreke: Receta për makaronat Alfredo me pulë gati për 30 minuta
Sugjerim dreke: Receta për makaronat Alfredo me pulë gati për 30 minuta
Gjatë javës së punës, nuk keni pse të lodheni duke përgatitur një drekë të komplikuar që do t’ju marrë disa orë. Kombinimi i makaronave Alfredo dhe pulës është një opsion dreke kaq i thjeshtë, por shumë i shijshëm.
Për të përgatitur këtë drekë do të duhet vetëm gjysmë ore dhe mund ta kombinoni me një sallatë sipas dëshirës tuaj.
Përbërësit:
– 2 copa gjoks pule
– 350 ml qumësht
– 350 ml lëng pule
– 125 ml krem gatimi
– 1 pako makarona
– 150 gram djathë parmixhano të grirë
– 2 lugë vaj ulliri
– 2 thelpinj hudhër
– piper
– kripë
– majdanoz i freskët
Përgatitja:
Ngrohni vajin e ullirit në një tigan të madh dhe shtoni pulën, kripën dhe piperin. Skuqini pulën për rreth 10 minuta deri në kafe të artë. Lëreni mënjanë të ftohet pak dhe më pas priteni në rripa.
Në tiganin ku keni skuqur pulën, shtoni qumështin, lëngun e pulës dhe hudhrën, gjithashtu shtoni pak kripë dhe piper. Shtoni makaronat dhe ziejini duke i përzier vazhdimisht derisa të jenë al dente.
Në fund përziejmë kremin e gatimit dhe djathin parmixhano të grirë, më pas e shtojmë në salcë dhe e kaurdisim derisa të trashet.
Shërbejmë makaronat dhe sipër i hedhim pulën e grirë. Nëse dëshironi të intensifikoni shijen e kësaj pjate, shtoni majdanoz të freskët.