Sugjerim ëmbëlsirë: Tortë e shpejtë me kakao

Tortë e shpejtë dhe e lehtë me kakao, e përkryer për të gjithë familjen

Përbërësit e nevojshëm:

  • 3 gota miell
  • 1 filxhan sheqer kaf
  • 2 lugë të mbushura me kakao
  • pak kripë
  • lugë çaji pluhur pjekjeje
  • lugë çaji sodë buke
  • 1 vezë
  • 1/2 filxhan qumësht
  •  2 lugë vaj
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 1/2 filxhan ujë
  •  (matje – filxhan 2 dl)

Mënyra e përgatitjes:

Në një tas përziejmë miellin, sheqerin, kakaon, kripën, pluhurin për pjekje dhe sodën dhe i përziejmë mirë.

Në një enë tjetër përziejmë pjesën tjetër të përbërësve, më pas shtojmë ata nga tasi i parë dhe i përziejmë të gjitha mirë, derisa të përftojmë një masë uniforme.

Ngrohni gjysmë filxhani ujë dhe kur të vlojë, shtoni në masë dhe përzieni përsëri.

Nxehim furrën në 180 gradë, masën e derdhim në kallëp për pjekje dhe e pjekim për 30 deri në 40 minuta.

Tortën mund ta spërkatni me sheqer pluhur ose ta mbuloni me çokollatë të shkrirë. Më pas e presim në copa dhe e shërbejmë pasi të ftohet.

LEXO EDHE:

Back to top button