Sulejmani i Alternativës: Nuk e kemi harruar ligjin për përmbarues, por kemi pas sfida të tjera

Sulejmani i Alternativës: Nuk e kemi harruar ligjin për përmbarues, por kemi pas sfida të tjera

Driton Sulejmani nga Alternativa, në “Magazina Ekonomike”, ka thënë se ata si parti nuk e kanë harruar zotimin në lidhje me rifdefinimin e ligjit për përmbarues, por sipas tij, ka pas shumë sfida të tjera deri tani dhe kjo është arsyeja pse nuk ka qenë ‘top temë’ ligji për përmbarues, shkruan Alsat.

“Alternativa në Qeveri u kyç me disa synime, dhe një nga to është edhe ridefinimi i ligjit për përmbarues, i cili sipas mendimit tonë duhet të ridefinohet dhe të vendoset në favor të qytetarëve  dhe gjithsesi, këtu nuk i anashkalojmë edhe të drejtat e atyre që dëshirojnë t’i kthejnë borxhet e tyre. Mirëpo mendojmë se me procedurat të cilat tash ndjeken të përmbaruesve dëmtohen shumë qytetarë për arsye të tarifës e cila për momentin është në fuqi dhe në bazë të së cilës zhvillohen procedurat përmbaruese. Mendojmë se me ndryshimet që do të vijnë, pak a shumë do të lehtësohet barra e qytetarëve dhe gjithashtu do të vazhdohet edhe të mblidhen borxhet nga ata të cilët nuk i paguajnë. Ne mendojmë se me ligjet ekzistuese dëmtohet interesi i qytetarëve”, tha ai.

“Ne nuk e kemi harruar këtë, zotimet tona janë deri në fund të mandatit i cili ka ende vite për t’u përfunduar. Para nesh ka shumë sfida të ndryshme dhe këto sfida kanë qenë arsyet se pse nuk ka qenë top temë ligji për përmbarues”, theksoi Sulejmani./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button