Sulm me bombë në Afganistan, 15 të vdekur gjatë një ceremonie fetare

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën nga një sulm me bombë gjatë një ceremonie fetare në rajonin Ghazni të Afganistanit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Aryen në një deklaratë për gazetarët tha se sulmi është kryer me një motoçikletë me bombë gjatë një ceremonie për hatmen e Kur’anit në fshatin Agucan në zonën Gejlan të Ghaznit.

Aryen tha se në sulm humbën jetën 15 civilë ndërsa 20 të tjerë u plagosën. Përgjegjësinë për sulmin ende nuk e ka marrë askush

LEXO EDHE:

Back to top button