Tetovë, zjarrfikësit hidhen në protesta

Mos rregullimi i statusit të zjarrfikësve në Tetovë për vite me radhë, i ka ngritur sërish në protesta ata. Do të protestojnë çdo ditë, ndërsa paralajmërojnë radikalizim të protestave para komunës, por edhe duke bllokuar rrugë, nëse organet kompetente vazhdojnë të heshtin dhe të mos plotësojnë katër kërkesat e tyre. Duke mos parë zgjidhje në kuadër të komunës së Tetovës, zjarrfikësit, kanë bërë kërkesë për takim edhe me kryeministrin Zoran Zaev.

“Nuk kërkojmë lëmoshë, kërkojmë vetëm drejtësi. Nën një, sigurim kolektiv, nën dy, korrigjimi i të ardhurave të rrogës për punën gjatë natës, festave dhe gjatë vikendit si dhe, të paguhet puna shtesë, jashtë orarit të punës. Nën tre, korrigjimi i rrogës bazë për 20 për qind, dhe e katërta, pagesa e të ardhurave në të holla në bazë të vendimit të gjyqit. Janë paguar vetëm 20.000 denar në vend se të paguhen 60.000 denar’ deklaroi Fariz Xhemaili, zjarrfikës.

Nga Komuna e Tetovës thonë se problemi nuk është lokal prandaj duhet të zgjidhet në nivel qendror.

Komuna e Tetovës

“Komuna e Tetovës deri më tani ka paguar një pjesë të kompensimit financiar për zjarrfikësit e Tetovës, dhe ne të ardhmen e afërt do të shlyejë plotësisht edhe 2 pjesët e mbetura të këtij kompensimi në vlerë totale prej 40.000 denarë  për çdo zjarrfikës”.

Sindikata e pavarur e zjarrfikësve të Tetovës, kërkesën për rregullimin e statusit të tyre, e përsërit tre vite me radhë, por, as komuna dhe as Qeveria, deri më tani nuk kanë gjetur zgjidhje.

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button