Sulm në metronë e New Yorkut

Në një stacion metroje në Brooklyn të New Yorkut janë dëgjuar të shtëna të martën, raportoi BBC. Nga rasti raportohet edhe për viktima dhe policia po heton.

Zyrtarët kanë paralajmëruar banorët që të shmangin zonën dhe të presin vonesa. Të paktën katër linja treni thuhet gjithashtu se janë vonuar në të dy drejtimet.

Nuk dihet ende numri i viktimave nga incidenti.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pasagjerë të gjakosur të shtrirë në dyshemenë e stacionit.

Mediat lokale raportojnë se disa pajisje, duke përfshirë eksplozivë të pashpërthyer, janë gjetur në stacion, duke cituar burime të forcave të sigurisë.

LEXO EDHE:

Back to top button