Sulm në Pakistan, vriten 9 oficerë sigurie

Sulm në Pakistan, vriten 9 oficerë sigurie

Nëntë oficerë sigurie u vranë dhe të paktën 13 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi vetëvrasës në Pakistanin jugperëndimor.

Shpërthimi ndodhi në provincën Balochistan kur oficerët po ktheheshin në kryeqytetin e provincës Quetta pasi po kontrollonin një festival.

Në lidhje me këtë sulm asnjë se ka marrë përgjegjësinë.

Zëvendës Komisioneri i Policisë së qarkut Kachhi Sami Agha konfirmoi për BBC se ishte një sulm vetëvrasës.

Reuters raportoi se sulmuesi përplasi një motoçikletë në kamion.

Zona është rrethuar dhe një ekip për asgjësimin e bombave është në vend për të mbledhur prova, thonë autoritetet.

Qeveria e Balochistanit e ka dënuar sulmin dhe ka thënë se një hetim është duke u zhvilluar.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka thënë se ata që qëndronin pas sulmit po përpiqeshin të destabilizonin vendin.

LEXO EDHE:

Back to top button