Sulm para sinagogës në Hamburg, plagoset rëndë një hebre

Sulmi para sinagogës së Hamburgut ka ndodhur të dielën pasdite, në pjesën Eimsbüttel të Hamburgut, në kohën kur hebrejtë shkonin për luftje dhe festime të sukotit, një festë disaditore. Ndër besimtarët ishte dhe studenti 26-vjeçar, me kapelë hebreje mbi kokë. Ai u sulmua papritur nga një burrë me veshje të maskuara ushtarake. Studenti është goditur rëndë në kokë me një lopatë që normalisht i përket pajisjeve ushtarake.

Kalimtarët e rastit i kanë ofruar studentit ndihmën e parë, deri sa nuk ka ardhur ekipi i mjekëve, i cili e ka dërguar në spital. Sigurimi i sinagogës ka reaguar menjëherë dhe e ka kapur sulmuesin.

Policia ka kumtuar se sulmuesi është me origjinë nga Kazakistani, i moshës 29-vjeçare, me adresë banimi në Berlin. Tani për tani, nuk dihet shkaku i qëndrimit të tij në Hamburg dhe ku e ka marrë uniformën ushtarake. Zëdhënësja e policisë kumtoi të dielën në darkë se sulmuesi ishte “tërësisht i habitur” dhe se ka qenë shumë vështirë të merret në pyetje informative.

Agjencitë e lajmeve njoftojnë se sulmuesi ka pasur në xhep një letër me simbole të nazizmit.

Policia nuk ka dhënë informacione të tjera për sfondin e sulmit. Ndaj nuk dihet nëse sulmuesi dhe viktima janë njohur edhe më parë. Hetuesia po përpiqet të sqarojë detajet dhe sfondin e sulmit.

LEXO EDHE:

Back to top button